Shiu prish koncertin rikthyes të Winehouse

Paraqitja rikthyese e këngëtares problematike në ishullin e Karaibeve, është ‘vizituar’ edhe nga shiu, që ka mbuluar edhe skenën. Zëdhënësi i këngëtares ka bërë të ditur se 25-vjeçarja ka qenë ‘e zhgënjyer’ për ndryshimin e planeve.
“Amy dhe bendi u përpoqën të vazhdojnë, por u desh të ndërpritej. Amy është shumë e zhgënjyer derisa St Lucia ka qenë e jashtëzakonshme me të dhe njerëzit e këtij vendi e kanë mirëpritur me krahë të hapur, por rrethanat bënë që paraqitja e veçantë të mos shkojë siç është planifikuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i këngëtares.
Nga
Telegrafi
09/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































