Shiu “përmbytë” disa shtëpi në Gjakovë

Shiu që ka nisur të premten në vend, po vazhdon edhe sot, duke i shkaktuar probleme të mëdha disa familjeve në Gjakovë.
Në disa fotografi e video të publikuara nga Tv Syri, shihet se përmbytjen nga shiu në këtë qytet ka hyrë në disa shtëpi dhe ka bërë të pa qarkullueshme disa rrugë në këtë qytet.
Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.


Nga
Telegrafi
17/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































