LAJMI I FUNDIT:

Shiu nxjerr në pah infrastrukturën e dobët rrugore në Maqedoni

Shiu nxjerr në pah infrastrukturën e dobët rrugore në Maqedoni

Sezoni i shirave ka filluar dhe kjo do të thotë probleme të reja për këmbësorët dhe për çiklistët. Uji i akumuluar në rrugë, i kombinuar me shoferë të pacivilizuar rezulton në situata të padëshiruara për këmbësorët, çiklistët apo përdoruesit e tjerë të rrugës. Fatkeqësisht, drejtimi i pacivilizuar i një mjeti motorik u kushton këmbësorëve një “dush të ftohtë”, sepse nuk ka ditë në rrugët e vendit që të mos vërehet rasti që një drejtues mjeti me shpejtësi të madhe të kalojë përmes një sasie të konsiderueshme uji të akumuluar bukfalisht të “lanë” një kalimtar. Por rregulloret ligjore në lidhje me situata të tilla nuk kanë ndryshuar. Nëse jeni viktimë e një shoferi të pamatur që ju lagë ndërsa jeni duke ecur, do të duhet të jeni jashtëzakonisht me fat për të gjetur një zyrtar policie në vend për të gjobitur shoferin, ose do t’ju duhet të jepni prova që kjo në fakt ka ndodhur.

Ky problem i trafikut, i cili shfaqet në çdo kohë të vitit kur ka reshje intensive shiu, është i rregulluar në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Sipas nenit 124 paragrafi 2 i këtij ligji, shoferi që drejton mjetin në rrugë të mbuluar me ujë është i detyruar të rregullojë drejtimin e tij në mënyrë që të mos spërkasë këmbësorët, çiklistët, biçikletat me motor ndihmës, motoçikletat, triçikletat apo mjetet e tjera të ngjashme dhe nëse kjo nuk respektohet, shoferi mund të gjobitet prej 35 euro në kundërvlerë në denarë.

Për fat të keq, është e nevojshme që e gjithë situata të shënohet nga një punonjës policie dhe sipas MPB-së, këmbësori mund të bëjë kallëzim në komisariat dhe më pas, nëse është siguruar prova atëherë do të lëshohet një urdhërpagesë në përputhje me procedurën e caktuar.


“Në pajtim me nenin 46, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për kundërvajtje, kundërvajtësit i lëshohet urdhërpagesë nëse kundërvajtje është konstatuar nga zyrtari policor personalisht ose me ndihmën e mjeteve përkatëse teknike. Sipas evidencës së SPB-Shkup, nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot janë regjistruar katër urdhërpagesa të lëshuara për kundërvajtje nga neni 124 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor”, thonë nga MPB-ja.

Për qytetarët, ligji duhet të ndryshojë në favor të këmbësorëve, të cilët thonë se në këtë situatë nuk mund të jenë fajtorë për krimin dhe fakti është se numri i drejtuesve të mjeteve që lëvizin pa i kushtuar vëmendje përdoruesve të tjerë të rrugës po rritet. “Ka lloj-lloj problemesh tek këmbësorët dhe çiklistët, por edhe tek drejtuesit e mjeteve. Ne si këmbësorë nuk mund të vrapojmë, nuk kemi ku të lëvizim. Ja, drejtohuni drejt Draçevës, për të parë se si duket ecja në këto kushte. Rrugët janë plot me ujë dhe shoferët nuk na kushtojnë fare rëndësi ne këmbësorëve. Në këto kushte, një incident i tillë ndodh pothuajse çdo ditë me mua ose me një anëtar të familjes sime ose me një të njohur. Kjo nuk guxon dhe nuk mund të mbetet praktikë”, thotë Tanja Boshkovska.

Sipas qytetarëve, problemi më i madh është se vuajnë fëmijët.

“Fëmijët i çoj në shkollë në këmbë, sepse është relativisht afër nesh. Megjithatë, kur ka reshje kaq intensive, siç kanë qenë këto ditë, është një fatkeqësi. Ata janë të veshur sikur do të ecin me kilometra të tëra ashtu, me një xhaketë shiu, çadra, çizme gome dhe ne përfundojmë duke u spërkatur. Gjëja më tragjike është se asnjë shofer nuk ndaloi për të pyetur nëse jemi mirë, të na kërkojë falje apo të na ndihmojë”, thotë Biljana Stojkovska, përvoja e së cilës me këtë problem është mjaft e gjerë. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori