Shitet për 300 mijë dollarë xhaketa "Bad" e Michael Jacksonit

210:"AUCKLAND, NEW ZEALAND - NOVEMBER 10: Michael Jackson performs on stage during is "HIStory" world tour concert at Ericsson Stadium November 10, 1996 in Auckland, New Zealand. (Photo by Phil Walter/Getty Images) 12:"Getty Images
Michael Jackson edhe pse i vdekur vazhdon t'i sjell para familjes së vetë.
Në fakt, tash e sa kohë gjësendet e legjendës së ndjerë të Pop Muzikës, po dalin në ankande të ndryshme në Amerikë.
Së fundi, xhaketa e zezë e këngëtarit, të cilin e kishte të veshur në turneun e parë të koncerteve, "Bad", u shit për një shumë tri herë më të lart se sa vlera e saj.
Artisti xhaketën e kishte veshur nga viti 1987 deri në vitin 1989, gjersa 'mbreti' e kishte nënshkruar në anën e pasme me një shënues të përhershëm argjendi.
Xhaketa "Bad" është shitur për 298 mijë dollarë dhe paratë e fituar thuhet se do të shkojnë për bamirësi.
Kujtojmë se një xhaketë tjetër ngjyrë të kuqe e Jacksonit, ishte shitur në vitin 2011 hiq më pak se 1.8 milion dollarë.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































