Tualeti publik që ndodhet në qendër të Surreyt të Anglisë, ishte privatizuar gjatë vitit 2012 nga një kompani ndërtimi për 75 mijë euro.

Që atëherë është bërë renovimi i tërësishëm i objektit, duke e kthyer në një shtëpi luksoze me ngrohje në dysheme, panele nga xhami, si dhe mobilie moderne, transmeton Telegrafi.


Shitet për 360 mijë euro objekti qe dikur ishte tualet publik foto 2 Enterieri luksoz i shtëpisë

Për këtë objekt banimi, që ndodhet në një pjesë shumë të mirë të qytetit, janë paguar 360 mijë euro, aq sa do të kushtonte një shtëpi e madhe në ndonjë zonë më periferike.

Shitet për 360 mijë euro objekti qe dikur ishte tualet publik foto 3 Objekti që dikur ishte tualet publik

Madje, interesimi ka qenë shumë i madh dhe pritet që në të ardhmen të shitet për çmim shumë më të lartë. /Telegrafi/