LAJMI I FUNDIT:

Shitësit e interesit kombëtar shqiptar, pas njëqind vjetësh po shkojnë drejt falimentit të tyre

Shitësit e interesit kombëtar shqiptar, pas njëqind vjetësh po shkojnë drejt falimentit të tyre

Spartak Ngjela

Bota shqiptare në Ballkan ka filluar të ndryshojë në favor të çështjes shqiptare.

Fjalimi që mbajti shqip, pardje në Parlamentin e Maqedonisë, deputetja Kaltrina Azizi, është një event që tregon se shqiptarët po hyjnë në një fenomen të ri në Ballkan.


E gjithë kjo sepse, pas spastrimit të politikës shqiptare nga shitësit e korruptuar të interesit kombëtar, dhe brenda reformës shqiptaro-amerikane, forca shqiptare në Ballkan do të ndryshoje patjetër në favor të identitetit kombëtar.

Racizmi antishqiptar që ka qenë aktiv në tre shtete: në Greqi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, tani nuk ka më shans të vijojë. Nga të gjithë shqiptarët në zonë ka filluar të ndihet forca shqiptare në funksion të aleancës amerikano-shqiptare, e cila ndërkohë ka marrë trajtën e një reforme të rëndësishme në Shqipëri.

Racizmi antishqiptar në Greqi dhe në Maqedoni ka qenë proverbial, sepse shqiptarët ortodoksë në këto vende nuk janë lejuar që të flasin shqip. Ismail Kadare ka qenë i pari shqiptar që e ka denoncuar në qarqe ndërkombëtare racizmin antishqiptar në Ballkan. Kur bota ta kuptojë realisht këtë terror shekullor antishqiptar, do të habitet, sepse do shohë se, indirekt, edhe politika ndërkombëtare ka rënë brenda në këtë kurth historik të ngritur nga politika e disa shteteve ballkanikë kundër shqiptarëve.

Gjendja po ndryshon. Fjalimi në gjuhën shqipe i deputetes shqiptare, Kaltrina Azizi, në Parlamentin e Maqedonisë, dhe me një shqipe të kulluar e në nivel të lartë intelektual, por edhe fjalimi i deputetit grek Manolis Glezos në Parlamentin e Greqisë, kur deklaroi se “Greqia është një shtet me dy kombësi: grekë dhe shqiptarë”, janë evente që tregojnë fillimin e fermentimit real të botës shqiptare për identitet shqiptar në Ballkan.

Reforma amerikano-shqiptare që po vijon në Shqipëri dhe që do të fshijë të gjithë klasën politike shqiptare të korruptuar dhe që ka shitur interesat kombëtare, do ta potencojë edhe më tej çështjen e identitetit shqiptar në Ballkan. Shqiptarët kanë nevojë sot për një shtet shqiptar të fortë, të drejtë, të pakorruptuar dhe tërësisht evropian. Roforma që ka nisur do ta sjell këtë.

Në Maqedoni, në muajt e fundit, shqiptarët ortodoksë kanë filluar të deklarojnë qënien e tyre shqiptar, dhe po flasin gjuhën shqipe.

Sot u vërteta ajo që kanë thënë rilindësit e mëdhenj shqiptarë: “Gjuha Shqipe nuk do të vdesë kurrë”.

Shqiptaret që kanë qenë sivjet me pushime në Greqi, kanë pikasur realisht se në Prevezë, në Parga të Greqisë, si dhe në Igumenicë dhe në Filat, çamët ortodoksë që popullojnë këto qytete, kanë filluar të flasin hapur shqip. Në Greqi, prej dy shekujsh gjuha shqipe ka qenë e mallkuar. Turp historik! Por, në fakt ka qenë frika e ardhacakëve grekë në Greqi, nga forca e madhe e gjuhës shqipe, që është sot gjuha më e vjetër e Ballkanit.

Reforma amerikano-shqiptare do t’u japë përfundimisht shqiptarëve forcën e tyre historike ne Ballkan. Shqiptarët do të hyjnë si anëtare të Bashkimit Evropian me personalitetin e tyre të padiskitueshëm, dhe si populli më i vjetër, dhe populli më i madh i Ballkanit. Taborët korruptivë shqiptarë e kanë të pamundur ta ndalojnë këtë ecuri historike. Le të bërtasin broçkullat e tyre kundër reformës shqiptaro-amerikane në progres: gjithçka do të shkojë drejt krijimit të një shteti të drejtë shqiptar që, me patriotizëm, do të mbrojë interesin kombëtar shqiptar. Shitësit e interesit kombëtar shqiptar, pas njëqind vjetësh, po shkojnë drejt falimentit të tyre.

Në trend

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori