Chow Tai Fook Jewerly Group do të fillojë të përdor teknologjinë Blockchain për të gjetur diamante dhe kjo njoftohet se do t’u mundësojë klientëve të konstatojnë origjinën dhe origjinalitetin e gurëve të shitur duke përdorur aplikacionin T Mark.
Mark T ishte një iniciativë e filluar nga kompania në gusht të vitit të kaluar, e cila cakton një seri numrash serik në gurë të caktuar në mënyrë që historia e transaksioneve të mund të verifikohen më lehtë.
Aktualisht kompania është duke përdorur aplikacionin në katër prej dyqaneve të saj dhe ka në plan të zgjerojë deri në 10 dyqane, përcjell Telegrafi.
Kent Wong, drejtori menaxhues, përmendi rëndësinë e ndërgjegjësimit të klientit për të gjithë ciklin e diamanteve.
“Kjo iniciativë jo vetëm që e bën më të lehtë për konsumatorët të menaxhojnë mjetet e tyre në mënyrë të përshtatshme dhe efikase, është një investim afatgjatë dhe i paçmuar që i pasurojnë njohuritë e konsumatorëve për diamantët e tyre”, tha Wong.
Gjiganti botëror i diamanteve De Beers njoftoi se në muajin maj do të gjurmonte 100 diamante me vlerë të lartë nga miniera tek shitësi duke përdorur platformën e saj Tracr me anë të teknologjisë Blockchain. /Telegrafi/