Alban Shillova nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, por do t’i mungojë Prishtinës në ndeshjen kthyese ndaj St Joseph’s.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, ku Prishtinës i duhet fitorja, apo barazimi me dy e më shumë gola.


“Pas ekspertizës së detajizuar nga specialisti i ortopedisë, Qerim Kida në spitalin Royal Medical, është konstatuar që Alban Shillova nuk ka lëndim të gjurit apo të ligamentit, por nga lëndimi i pësuar, megjithatë sulmuesi shtatlartë do të lëshoj ndeshjen në Gjibraltar”, thuhet në njoftimin e klubit.

65288613 10158023180508538 4136240302765637632 n

Sipas Prishtinës Shillova pritet të jetë i gatshëm vetëm pas rreth dhjetë ditësh.

Kujtojmë që përveç Shillovës në këtë takim në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Basit Khalid.

Ndërkohë transferimi i bujshëm nga Llapi, Ahmed Januzi nuk do të ketë drejtë loje pasi nuk ka marrë dokumentet nga ish-klubi i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app