LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Premtimet për investime në shëndetësi janë të rrejshme

Shilegov: Premtimet për investime në shëndetësi janë të rrejshme

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, akuzoi se pushteti aktual i kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja u jep premtime të rreme qytetarëve për furnizim të pajisjeve të reja mjekësore, përcjell Telegrafi Maqeoni.

“Për pajisje të reja në Kardiologji – Ministria e Financave përgjigjet: të mos ndërmerren aktivitete, të cilat krijojnë detyrime të reja financiare rreth buxhetit. Për shërbimin “rentgen” në Komunën e Krivogashtanës, përgjigje e njejtë – të mos ndërmerren aktivitete, të cilat krijojnë detyrime të reja financiare rreth buxhetit”, deklaroi Shilegov.

Duke prezentuar dokumente, Shilegov tha se nga njëra anë premton investime në shëndetësi me vlerë prej 33 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër refuzohen kërkesat e disa institucioneve shëndetësore me elaborimin të mos krijohen detyrime të reja financiare rreth buxhetit./Telegrafi/


Todorov: Një e treta e aparateve të reja do të dedikohen për qendrën e klinikave “Nënë Tereza”
Lexo po ashtu Todorov: Një e treta e aparateve të reja do të dedikohen për qendrën e klinikave “Nënë Tereza”