LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si polici “rikthen” në jetë vogëlushin, që kishte humbur vetëdijen dhe nuk merrte frymë (Foto/Video)

Shikoni se si polici “rikthen” në jetë vogëlushin, që kishte humbur vetëdijen dhe nuk merrte frymë (Foto/Video)

Një situatë e pakëndshme u ka ndodhur një çifti, të cilët u detyruan t’i telefonojnë policisë në momentin kur djali i tyre u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi që nuk mund të merrte frymë.

Një çifti nga Teksasi biri i të cilit ra pa vetëdije në tokë gjatë javës së kaluar, do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës një polici që arriti të ua shpëtoj djalin, dhe e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

2


Ngjarja e tmerrshme ndodhi pranë një restoranti në qytetin Granbury, kur oficeri Chase Miller dëgjoi në radiolidhje se një djalosh nuk po merr frymë dhe se kishte rënë në tokë pa vetëdije.

Ai menjëherë ishte nisur për në vendin e ngjarjes, derisa kamerën e sigurisë që e kishte të instaluar në veturën zyrtare, kishte filmuar ardhjen e tij. Aty e kuptoi se djaloshi Brayden Geis kishte humbur vetëdijen nga temperaturat e larta.

3

“Të rrahurat e tij ishin të shpejta dhe nuk mund të merrte frymë, por edhe buzët i kishin marrë ngjyrë të kaltër, kështu fillova t’i bëjë masazh në zemër dhe t’i japë frymë artificiale”, tha oficeri për televizionin Fox 4.

Në video mund të shihet se si Miller me çdo kusht tenton ta rikthej në jetë, derisa prindërit e vogëlushit John Geis dhe Bethany Hoover mbetën të shtangur nga frika se do të mbesin pa të birin.

4

Por pas disa sekondave, Brayden filloi të marrë frymë sërish. Dhe kështu gjatë kësaj jave vogëlushi është takuar me oficerin Miller për ta falënderuar për atë çfarë kishte bërë për të.

Miller edhe dekoruar edhe me medalje nga Këshilli i qytetit të Granbury. /Telegrafi/

5

6

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori