Phoenix Suns po finalizojnë një marrëveshje të rëndësishme që do të sjellë Kevin Durant te Houston Rockets, ndërsa Jalen Green dhe Dillon Brooks do të kalojnë në drejtim të kundërt, raporton gazetari i ESPN, Shams Charania.

Përveç dy lojtarëve, Phoenix do të marrë edhe zgjedhjen e dhjetë në Draftin e vitit 2025, si dhe pesë zgjedhje të tjera në raundin e dytë të draftit.


Ky transferim i jep fund periudhës dyvjeçare të Durantit me Suns, ku ai erdhi nga Brooklyn Nets në një shkëmbim të madh para afatit kalimtar të vitit 2023.

Në atë shkëmbim, Nets morën Mikal Bridges, Cam Johnson dhe katër zgjedhje të raundit të parë të draftit.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës Fanatics Fest në New York, ku Durant ishte i ftuar.

Fansat reaguan me emocion ndaj këtij shkëmbimi të madh që pritet të ndryshojë balancat në NBA. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app