LAJMI I FUNDIT:

“Shija e Kosovës Online” në GjirafaMall 

“Shija e Kosovës Online” në GjirafaMall 

Shijet tona të preferuara burojnë nga traditat tona. Si shoqëruese të pa zëvendësueshme të produkteve vendore, këto shije bartin edhe vlerë emocionale. Prandaj, janë ende pjesë e pandashme e kuzhinave kosovare. 

“Shija e Kosovës Online”, sjell në GjirafaMall produkte vendore me përbërës natyralë dhe të freskët. Tek lista e prodhimeve vendore në “Shija e Kosoves Online” do të gjeni produkte si: ajvar, xhem, mjaltë, turshi, bimë mjekësore, produkte bimore, çajëra apo mëlmesa, lëngje dhe ëmbëlsira, produkte të cilat janë të pergatitur me përbërës të freskët dhe përçojnë pasionin e bizneseve të vogla vendore, duke ofruar cilësinë më të mirë për konsumatorët. 

Duke blerë online produkte vendore në GjirafaMall, mbështeten prodhuesit vendorë dhe bizneset e tyre, promovohet ushqimi natyral dhe i freskët, por gjithashtu thjeshtohet blerja për konsumatorët të cilët gjithmonë e më shumë po orientohen drejt blerjeve online. 

Shija e Kosovës në GjirafaMall, ka të integruar edhe transportin deri në shtëpinë e konsumatorit, duke e bërë blerjen më të lehtë dhe me më pak ndalesa.

 “Shija e Kosovës Online” është mundësuar falë bashkëpunimit të GjirafaMall.com me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në kuadër të mbështetjes së platformave të shitjes online të produkteve vendore. Të gjithë prodhuesit kosovarë që duan të shesin online, janë mirëpritur për bashkëpunim me GjirafaMall.com.

Artikull i sponzorizuar