LAJMI I FUNDIT:

Shihni se si të fjeturit në krah rrudh fytyrën dhe krijon rrudha

Shihni se si të fjeturit në krah rrudh fytyrën dhe krijon rrudha

Të gjithë kemi dëgjuar që gjumi në krah mund të shkaktojë rrudha, por tani kemi edhe një mundësi të shohim se si duket ‘live’

Mjekët nga klinika kozmetike britanike DrMediSpa në Essex, postuan në Instagramin e tyre disa fotografi ku mund të shohim saktësisht se si ‘rrudhet” fytyra ndërsa flemë në krah, transmeton Telegrafi.


Si të parandaloni rrudhat gjatë gjumit:

1. Provoni të flini në shpinë. Një studim i vitit 2012 tregoi se gjumi në krah mund të jetë shkaku i një numri të shtuar të rrudhave në të gjithë fytyrën tuaj, si dhe i ‘fundosjes’ së disa pjesëve të fytyrës tuaj.

2. Merrni një jastëk me formë të veçantë, në të cilën e gjithë pesha e kokës tuaj shpërndahet në mënyrë të barabartë.

3. Merrni jastëkët prej mëndafshi ose sateni.

4. Përdorni retinol ose bakuchiol natën. Përdorni këta përbërës në një bazë vaji për të ruajtur lagështinë.

5. Flini mjaftueshëm. Shtatë deri në tetë orë gjumë janë optimale për parandalimin e rrudhave.

6. Në mëngjes, bëni një masazh fytyrës suaj, veçanërisht pjesëve ku keni fjetur për të kthyer gjakun në zonat që ishin nën presion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori