LAJMI I FUNDIT:

Shi, shkarkime rrufesh e breshër do të na shoqërojnë edhe gjatë javës së ardhshme

Shi, shkarkime rrufesh e breshër do të na shoqërojnë edhe gjatë javës së ardhshme
Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.


Sipas njoftimit nga IHMK thuhet se kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.

“Sasitë e reshjeve të regjistruara në rrjetin e IHMK më të larta ishin në lindje dhe verilindje të territorit, ku sasia totale e reshjeve arriti rreth 50 litër për metër katrorë. Qendra e Kosovës shënoj 20-25 litër për metër katrorë. Verilindja 40-45 litër për metër katrorë, ndërsa në perëndim të vendit sasia totale e reshjeve u regjistrua nga 15-20 litër për metër katrorë”, thuhet në njoftim.

Në disa zona të komunës së Skenderajt kishte edhe breshër, ku janë shënuar dëme në kulturën e grurit, misrit dhe në perimekulturë.

Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori