LAJMI I FUNDIT:

Shi e reshje bore, parashikimi i motit në dy ditët e ardhshme

Shi e reshje bore, parashikimi i motit në dy ditët e ardhshme
Foto: Arkiv

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët.

Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.


Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/