LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Të lirohet gazetari Zoran Bozhinovski

SHGM: Të lirohet gazetari Zoran Bozhinovski

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ”këmbëngul që gazetari Zoran Bozhinovski të lëshohet nga paraburgimi dhe t’i mundësohet mbrojtja në liri”.

Më tej, SHGM-ja i bën thirrje prokurorit Zllatko Bikovski që ”ta tërheq kërkesën për paraburgim, ndërsa gjykatësja Lenka Davitkova menjëherë ta shfuqizojë këtë masë. Paraburgimi i stërzgjatur kundër Bozhinovskit, tashmë nuk shërben për zhvillimin efikas të procesit gjyqësor, por u shndërrua në dënim. Mbajtja e gazetarit në burg për thuajse tre vite, fillimisht në një burg ekstradimi në Serbi e pastaj edhe në paraburgim në Maqedoni, është një praktikë e paparë në vendet e lira dhe demokratike.

Nëse lirohet Bozhinovski nga paraburgimi, kjo do ta nxjerrë Maqedoninë nga grupi i vendeve autoritare në Evropë siç janë Turqia, Rusia dhe Azerbejxhani, vende këto ku vazhdimisht ka përndjekje gazetarësh. Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet për lirimin e Bozhinovskit në emër të proklamimit të kthimit të lirisë dhe demokracisë.


Të gjithë e kanë të qartë se masa e paraburgimit në rastin Bozhinovski është keqpërdorur, gjithnjë me qëllim që të heshtet një gazetar kritik”, thuhet mes tjerash në kumtesën E SHGM-së./Telegrafi/