LAJMI I FUNDIT:

SHGM siguroi kodin etik për mediat në Maqedoni

SHGM siguroi kodin etik për mediat në Maqedoni

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dërgoi shembuj nga Kodi i gazetarëve të Maqedonisë deri te gjitha mediat të regjistruara në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kodi etik i SHGM-së u miratua në vitin 2001 dhe për herë të parë u distribuua deri te të gjitha mediat në shtetin tonë. Shkaku i ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjet lokale në vijim, u paraqit nevoja për ta prezantuar atë edhe një herë. Si në profesionet tjera, ashtu edhe në gazetari, parimet etike bazohen në vlerat themelore të profesionit dhe standardeve që i përmbush çdo profesionist. Me respektimin e këtyre 17 parimeve dhe vlerave etike, gazetarët marrin përgjegjësi për informatat që i transmetojnë, pavarësisht nga mediat në të cilët punojnë”, thonë nga SHGM.

Gjithashtu, nga SHGM theksojnë se në këtë mënyrë mund të kontribuojë në luftën kundër lajmeve të rreme dhe propagandës mediatike me promovimin e standardeve etike gjatë raportimit.


“Kodi i gazetarëve të Maqedonisë u punua në gjashtë gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht, anglisht, në gjuhën vllahe dhe rome) dhe do të dërgohen deri te redaksitë të ndara sipas gjuhës të punës”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave” i cili është i financuar nga ana e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori