LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Qeveria të gjejë para për borxhin e RTVM-së ndaj EBU

SHGM: Qeveria të gjejë para për borxhin e RTVM-së ndaj EBU

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përmes një kumtese për media i bën thirrje Qeverisë sa më shpejt të sigurojë mjete për të paguar borxhin që ka Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është rreth gjysmë milioni euro.

“Në këtë mënyrë do të zgjidhet rreziku që RTVM të “largohet” nga EBU që paraqet hap i madh mbrapa në procesin e eurointegrimeve, i cili gjithashtu shkel edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga SHGM, njofton Telegrafi Maqedoni.

RTVM e zhytur në borxhe, BRE mund të zbatojë sanksione
Lexo po ashtu RTVM e zhytur në borxhe, BRE mund të zbatojë sanksione

Ata më tej shtojnë se mospagimi i borxhit do të thotë se RTVM nuk do të jetë në gjendje të transmetojë program nga ndonjë anëtar i EBU-së, si dhe as ndeshjet sportive, filmat, emisionet, filmat e vizatuara etj.


“Reagimi i EBU-së, sipas SHGM është pasojë e punës së papërgjegjshme të servilit publik për çka do të duhet të përgjigjen. Përjashtimi i RTM-së nga EBU është rezultat i një modeli jofunksional të financimit të servilit publik dhe menaxhimit të keq”, shtojnë nga SHGM.

Këshilli Programor i RTM-së në seancën e djeshme solli konkluzion duke kërkuar nga Qeveria të paguan borxhin e RTVM-së ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë.