LAJMI I FUNDIT:

SHGM e përshëndet vendimin e PSP-së për kërkimin e lëndës së Zoran Bozhinovskit

SHGM e përshëndet vendimin e PSP-së për kërkimin e lëndës së Zoran Bozhinovskit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndetë vendimin e Prokurorisë speciale për të kërkuar nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të vendosë kompetencë për lëndën e gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili nga prilli i këtij viti është në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer tre vepra penale.

“Besojmë se Prokuroria special do të zhvillojë procedurë me kredibile dhe me efikase për rastin e Bozhinovskit dhe do të ndihmojë që më shpejtë e vërteta të dali ne shesh. Shpresojmë se Prokuroria speciale pas marrjes së lëndës seriozisht do të shqyrtojë mundësinë për heqjen e masës së arrestit për Bozhinovskin. Maqedonia si anëtare të Këshillit të Evropës ka obligim të zbatojë Konventën evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Vlerësojmë se autoritetet maqedonase në rastin e Bozhinovskit nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, e cila nga vendet nënshkruese të Konventës kërkon që masën e paraburgimit dhe burgimit kundër gazetarëve ta zbatojnë vetëm në raste kur ato janë të akuzuar për terrorizëm apo për përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Për të gjitha veprat tjera, Gjykata evropiane vlerëson se burgosja e gazetarëve është masë jo-proporcionale, me të cilën mund të cenohet liria e fjalës dhe liria e mediave. Qëndrojmë në vlerësimin se burgosja e Bozhinovskit është e motivuar politikisht sepse pushteti keqpërdorë ligjet dhe institucionet në mënyrë arbitrare të kufizojë lirinë e mediave. Besojmë se Bozhinovski është arrestuar me të vetmin qëllim të pengohet të mos publikojë skandale kurruptive kundër pushtetit”, thuhet në kumtesën e SHGM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori