LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Dënojmë fyerjet e zëdhënësit Dimçe Arsovski kundër gazetarit Furkan Saliu

SHGM: Dënojmë fyerjet e zëdhënësit Dimçe Arsovski kundër gazetarit Furkan Saliu

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër deklaratën e pahijshme të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski drejtuar gazetarit të TV Klan, Furkan Saliu.

“Sot Arsovski në profilin e tij në Fejsbuk akuzoi publikisht gazetarin Saliu për përhapjen e nacional-romantizmit dhe lajmeve të rreme. Ai më tej akuzoi Saliun se në prag të zgjedhjeve është duke punuar për agjendën e partisë politike LSDM. SHGM beson se sulmi i tillë i një politikani ndaj gazetarit jep një shembull të keq në shoqëri, veçanërisht në kushte kur janë duke u afruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm për atë se si një politikan nuk duhet të komunikojë publikisht me gazetarët”, shprehen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni

Ata kërkojnë nga zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së të kërkoje falje publikisht për qëndrimet e tij, dhe nëse ai nuk e bën atë, kërkojmë nga OBRM-PDUKM që të distancohet nga qëndrimet e tij në mënyrë që të mos kuptohen në opinion se ky etiketim është bërë në emër të partisë OBRM-PDUKM, por në emër të një individi.


“Përkujtojmë se nëse politikanët ose qytetarët kanë ndonjë vërejtje për punën e gazetarëve dhe mediave për shkak se kanë shkelur Kodin e gazetarëve gjatë raportimit, atëherë ata duhet të drejtohen tek Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni ose te Këshilli i Nderit në SHGM”, thuhet në fund të njoftimit./Telergrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Lajme
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Kalo në kategori