LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° cloudy

Shfaqjet dhe përpjekjet për cilësi – reflektimi i Teatrit të Gjilanit në Ditën Botërore të Teatrit

Shfaqjet dhe përpjekjet për cilësi – reflektimi i Teatrit të Gjilanit në Ditën Botërore të Teatrit

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka një histori të gjatë dhe të pasur, me periudha të ndryshme të aktivitetit të tij. Me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, ky institucion ka reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e tij në një periudhë ku kërkesat për shfaqje cilësore janë rritur dhe publiku është gjithnjë e më kërkues.

Ashtu siç deklaron drejtori i teatrit, Erson Zymberi ka pasur ndërprerje dhe rënie në kohë të ndryshme, mirëpo sipas tij, ajo që ka mbetur e pandryshuar është këmbëngulja për të ofruar shfaqje cilësore për publikun.

Ai thekson se pavarësisht sfidave, përpjekjet për ta mbajtur gjallë këtë institucion kulturor janë të vazhdueshme.


“Në një kohë kur alternativat për argëtim janë gjithnjë e më të shumta, si Netflix, programet televizive, debatet e ndryshme dhe format e tjera të mediave, tërheqja e publikut në teatër bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha ai.

Megjithatë, sipas Zymberit, teatri mbetet një medium i gjallë dhe unik, ku çdo shfaqje është e ndryshme nga tjetra dhe ku ndërveprimi mes aktorëve dhe publikut krijon një energji të veçantë.

Një nga synimet kryesore të Teatrit të Gjilanit ka qenë ruajtja e një repertori të qëndrueshëm.

Sipas Zymberit, përpjekjet për të mbajtur publikun të angazhuar dhe për të prodhuar shfaqje me interes të madh kanë rezultuar me sukses.

“Ne kemi shfaqje që janë në repertor për më shumë se katër vite, gjë që është e rrallë në teatrot tona. Po mundohemi ta ruajmë skenografinë dhe t’i rikthejmë shfaqjet në periudha të caktuara,” tha ai.

Një ndër shfaqjet më të suksesshme është “A.Y.L.A.N” (autor: Jeton Neziraj, regji: Blerta Neziraj), e cila sipas Zymberit e ka vendosur një standard të ri për teatrin e Gjilanit, si në aspektin e njohjes ndërkombëtare ashtu edhe në atë profesional.

Teatri ka parë një rritje të madhe të interesimit nga publiku, çka dëshmon suksesin e prodhimeve që ofrohen.

“Teatri i Qytetit të Gjilanit dhe aktorët e tij po kalojnë një epokë të artë. Kemi një ekip të jashtëzakonshëm, që freskohet vazhdimisht me talente të reja,” u shpreh Zymberi për zerogjashtë.

Ai veçoi edhe rëndësinë e teatrit magjik për fëmijë, që synon krijimin e një audience të re për të ardhmen.

Zymberi thotë se pavarësisht përpjekjeve, sfidat financiare mbeten një problem i madh për teatrin. Megjithatë, ai njofton se këtë vit është arritur një rritje e konsiderueshme e buxhetit, në bashkëpunim me komunën.

“Kërkesat tona janë rritur, dhe na duhet mbështetje më e madhe buxhetore për të ofruar më shumë për publikun,” theksoi drejtori.

Një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e teatrit është edhe infrastruktura. Aktualisht, objekti ku ndodhet teatri nuk është në nivelin e dëshiruar, por sipas Zymberit, janë në fazën finale të projektit për renovim.

“Shpresojmë që shumë shpejt të përzgjidhet kompania që do ta realizojë renovimin dhe të kalohen procedurat burokratike. Teatri do të zhvendoset përkohësisht në Qendrën Kulturore që po ndërtohet në lagjen ‘Dardania’, dhe më pas do të rikthehemi në një hapësirë të rinovuar dhe më të përshtatshme për artin skenik,” përfundoi ai.

Me gjithë sfidat, Teatri i Gjilanit vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme kulturore për qytetin dhe më gjerë, duke dëshmuar se arti skenik ka ende një rol të rëndësishëm në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Kalo në kategori