LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë në lëvizje Porsche Taycan

Shfaqet për herë të parë në lëvizje Porsche Taycan

Vetëm pak kohë, para se të prezantohet është shfaqur edhe në lëvizje

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në prezantim, Porsche Taycan është shfaqur edhe në lëvizje për të pranishmit në Goodwood Festival of Speed, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo makinë elektrike i ka pasur shumë pjesë të fshehura, si dritat me ngjitëse dhe pjesën e sipërme me flamurin britanik.


Të gjitha këto pritet të largohen më dhjetë shtator, kur Porsche ka paralajmëruar se do ta prezantojë modelin tërësisht elektrik.

Në timonin e modelit Taycan, gjatë shfaqjes së parë në lëvizje, ishte Mark Webber, që tha se kjo makinë është shumë e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/