LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet e super-modelit Xiaomi Max

Shfaqen pamjet e super-modelit Xiaomi Max

Xiaomi thuhet se është duke punuar në një fablet të quajtur Xiaomi Max. Disa pamje të modelit të ri të fabletit nga kompania kineze kanë rrjedhur online sot, dhe pritjet janë që kjo pajisje shumë shpejtë të paraqitet në treg.

Sipas burimeve të shumta mediale thuhet se Xiaomi Max do të vijë me skaje shumë të holla, me butonat kryesor të pajisjes në pjesët anësore.

Ka mundësi që butoni Home të vijë me një sensor për gjurmë gishtash, si një masë shtesë rreth sigurisë.


Thashethemet sugjerojnë se pajisja do të vijë me një ekran të madh prej 6.4 inç në QHD, procesorin e Qualcomm Snapdragon 820 dhe dizajn metalik.

Nuk ka asnjë fjalë nga kompania për lansimin e fabletit, por thashethemet lënë të kuptohet se Xiaomi Max mund të vijë në maj.

xiaomi-max