LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet e tabletit masiv, Galaxy View

Shfaqen pamjet e tabletit masiv, Galaxy View

Pas shumë thashethemeve dhe raportimeve për modelin e ri dhe masiv të tabletit të Samsung, tani në internet janë shfaqur pamjet më të reja të tabletit Galaxy View, të postuara në Twitter nga Evan Blass.

Samsung Galaxy View do të vijë me një ekran masiv prej 18.4 inçësh, i cili thuhet se do të ketë një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve dhe pajisja me sa duket do të ketë edhe procesorin e Samsung, Exynos.

Karakteristikat tjera të Galaxy View përfshijnë 2GB RAM dhe 32GB memorie, bashkë edhe me kamerën e përparme me 2MP. (Telegrafi)