LAJMI I FUNDIT:

Sheshelin as në Serbi nuk e lënë të flasë ‘siç do ai’ – ai bëhet nervoz dhe lëshon studion televizive

Sheshelin as në Serbi nuk e lënë të flasë ‘siç do ai’ – ai bëhet nervoz dhe lëshon studion televizive

Lideri i radikalëve serbë, krimineli i luftës Vojislav Sheshel ka shfaqur nervozen e tij edhe një herë, derisa ishte i ftuar në një emision televiziv në Serbi.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Sheshel ishte duke folur rreth dënimit të fundit për Ratko Mlladiqin, ka thënë se Mlladiq tani do ta gjejë veten në një mundim edhe më të madh, veçanërisht nëse ekstradohet në burg në Britaninë e Madhe.

“Britanikët shprehën një dëshirë të zjarrtë që ai të vuante dënimin atje. Kjo tregon se çfarë mendojnë ata për popullin serb në tërësi. Nuk është për t’u habitur që Britania e Madhe inicioi rezolutën kundër Serbisë për shkak të gjenocidit të pretenduar”, citohet të ketë thënë Sheshel.


Dhe udhëheqësi i radikalëve serbë theksoi se ai shpresonte që Rusia të ishte edhe më e angazhuar për gjeneralin Ratko Mlladiq.

Por djali i gjeneralit të dënuar serb, Darko Mlladiq shkon edhe më larg.

Sipas tij, gjenerali Ratko Mlladiq është në një gjendje të tillë që vuajtja e një dënimi në Britaninë e Madhe ose Estoni do të ishte një dënim me vdekje për të.

Sidoqoftë, momenti kur Sheshel shfaq nervozen e tij thuhet të ketë qenë kur përmendi “një dëshmitar të rremë të Hagës”, siç e ka quajtur ai gazetarin e ndjerë Dejan Anastasijeviq, përcjell Telegrafi.

Me këtë rast, udhëheqësja e emisionit, ka reaguar dhe ndërprerë udhëheqësin e Radikalëve.

“… Ai ishte një dëshmitar i rremë në gjyqin e Millosheviqit. Dejan Anastasijevic dhe Jovan Dulovic janë dy dëshmitarë të rremë nga redaksia Vreme. Këto janë gënjeshtrat më të këqija të Hagës”, ka thënë Sheshel.

Dhe ndërsa prezantuesja mbronte “kolegët gazetarë”, Sheshel u largua nga studioja.

“Mos më ftoni më”.

“Nuk ka respekt për tradhtarët e popullit serb. Mbroni dy mashtrues”, ka thënë Sheshel dhe është larguar nga studioja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori