Në kohën e coronavirusit rekomandohet larje e shpeshtë e duarve si edhe dezinfektimi i tyre. E gjithë kjo ndikon në lëkurën e duarve tona dhe e bën më të thatë dhe të çarë

Këtë problem më së miri do ta zgjidhni nëse përdorni ndonjë nga maskat të cilat i keni bërë vetë.


Ne ju rekomandojmë disa receta të dobishme për pilingë dhe maska natyrale shtëpiake, transmeton Telegrafi.

jkjhkjhk

Piling nga qulli i tërshërës Përbërësit:

- 2 lugë thërrmija të bluara tërshëre;
- një lugë e vogël mjaltë;
- pak ujë.

Përgatitja:

Përzieni përbërësit dhe lyeni duart. Lini 10 minuta dhe lani me ujë të ngrohtë. Ia vlen të përsëritet një herë në javë.

Vaji i kokosit Përbërësit:

- vaj kokosi;
- doreza pambuku.

Përgatitja:

Para se të flini gjumë lyeni me vaj kokosi dhe sipër vishni dorezat e pambukta dhe flini gjumë.

Pasta nga lëngu i limonit Përbërësit:

- lëng limoni;
- sodë bikarbonati,
- mjaltë.

Përgatitja:

Të tre përbërësit përzieni në përmasa të njëjta. Sasia e tyre varet nga madhësitë e duarve tuaja. Duart lyeni me pastë dhe lini 5 minuta. Pas kësaj kohe lani në ujë të ngrohtë.

Piling me vaj ulliri Përbërësit:

- vaj ulliri,
- sheqer.

Përgatitja:

Përzieni sasi të njëjtë të vajit dhe të sheqerit. Bëni piling të butë duarve dhe pas 5 minutave lani me ujë të ngrohtë. Qitni krem të lehtë hidrant. Përsëriteni procedurën më së shumti dy herë në javë.

Hand Cream for Men and Skin Type

Mjalti Përbërësit:

- mjaltë.

Përgatitja:

Fërkoni mjaltin në duar dhe pas 10 minutave shpëlani me ujë të vakët. Ia vlen të përsëritet dy herë në ditë.

Pastë nga banania Përbërësit:

- 1 banane e pjekur.

Përgatitja:

Bananen e pjekur përzieni, bëni pastë dhe qiteni në duar 30 minuta. Pas kësaj kohe lani me ujë të vakët dhe qitni krem hidrant.

Qumësht Përbërësit:

- Qumësht me përmbajtje të lartë yndyre.

Përgatitja:

Nxehni ngadalë qumështin dhe qiten në një enë të thellë. Njomni duart dhe mbani në qumësht derisa të ftohet qumështi. Butësisht shkundni dorën dhe qitni krem hidrant.

1 cf9f8e201bb64cbd9171c4e0ea789f2c

Maska nga mjalti dhe avokadoja Përbërësit:

- ½ avokadoje e pjekur;
- 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Thërrmojeni avokadon dhe përzieni me mjaltë. Futni duart dhe pas 10 minutave lani me ujë të ftohtë.

Aloe vera Përbërësit:

- 1 fletë aloe vere.

Përgatitja:

Shtrydhni fletën e aloe verës, merrni xhel nga fleta dhe bëni masazh duarve. Pas 10-15 minutave lani me ujë të vakët.

Jogurt natyral Përbërësit:

- një lugë jogurt natyral.

Përgatitja:

Në duar qitni jogurt dhe bëni masazh 5 minuta. Pastaj produktin e masazhuar të qumështit lëreni 10 minuta të qëndrojë dhe lani duart me ujë të ngrohtë. Ia vlen të përsëritet çdo ditë. /Telegrafi/