LAJMI I FUNDIT:

Shëroni fytin e acaruar me një recetë me dy produkte shtëpiake

Shëroni fytin e acaruar me një recetë me dy produkte shtëpiake

Një eksperte e ushqimit të shëndetshëm ka zbuluar një ilaç tepër “të thjeshtë, por efektiv” për të shëruar dhimbjen e fytit, duke pretenduar se kjo recetë mund të ndihmojë në këtë aspekt.

Përmes llogarisë VitalBite, ekspertja postoi një video duke ndarë trukun me ndjekësit dhe krejt çka ju duhen janë vetëm dy produkte.

Sipas saj, përzierja e domateve me mjaltë mund të ofrojë një nxitje të konsiderueshme shëndetësore për ata që ballafaqohen me një acarim të fytit.


@vitalbite3 Did you know ? #naturalremedy #naturalremedies #recipe #recipes #homeremedies #sorethroat #throat #tomato #antiinflammatory #fyp ♬ original sound – VitalBite

“Nëse merrni një domate dhe e prisni në copa dhe e lyeni me mjaltë, mund të krijoni një nga kurat natyrale më të thjeshta dhe më efektive që ekzistojnë”, detajon ajo.

Ata që ndiejnë se fyti i tyre është aq i përflakur saqë “e kanë të vështirë të gëlltisin edhe pështymën”, VitalBite sugjeron t’i jepni përparësi kësaj teknike.

Faqja gjithashtu pohoi se mund të ndihmojë për të lehtësuar acarimin në pak minuta.

Ekspertja rekomandon prerjen e një domateje të papërpunuar – e pasur me likopen, një antioksidant i njohur për të pakësuar inflamacionin e indeve.

VitalBite shpjegoi për përfitimet e vetë mjaltit, duke thënë: “Vetëm mjalti është aq i fuqishëm për reduktimin e inflamacionit dhe rigjenerimin e indeve, saqë përdoret edhe për të trajtuar djegiet”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori