LAJMI I FUNDIT:

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar se tashmë është shëruar nga coronavirusi edhe personi i dytë që vjen nga kjo komunë.

Përmes një njpoftimi për medie, Komuna e Malishëvës kanë bërë të ditur se konfirmimin e kanë marrë përmes emailit nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar se edhe personi i dytë nga Komuna e Malishevës, është shëruar, pasi edhe testi i dytë i bërë sot, ka dalë negativ. Ky konfirmim është bërë nga ana e drejtorit të IKSHP-së, prof.Naser Ramadani, i cili e ka konfirmuar shërimin e pacientit, përmes postës elektronike, në adresë të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha”, thuhet në njoftim.


Nënkryetari i Malishëvës, Hajdin Berisha, e ka falënderuar IKSHP-në dhe drejtorin Ramadani, për përkushtimin e tyre në luftë kundër këtij virusi, si dhe Klinikën Infektive, për trajtimin e të prekurve deri në shërimin e tyre.

Ky është personi i dytë nga Komuna e Malishevës, që është shëruar pas infektimit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori