LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Nuk e kemi luksin të luftojmë për koalicione ideologjike

Sherifi: Nuk e kemi luksin të luftojmë për koalicione ideologjike

Anëtari i Kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilall Sherifi, ka theksuar për Telegrafin se partia e tij do të jetë pjesë e protestës, e thirrur nga partia e Haradinajt, e cila pritet të mbahet më 14 maj.

Sherifi ka thënë se ata së bashku më AAK-në dhe të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisjes së vendit do të protestojnë më 14 maj, duke shtuar se nuk e dinë nëse edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (VV) do të jetë pjesë e kësaj proteste.

“Nuk do të duhej që mosmarrëveshjet për të ardhmen të jenë pengesë të bashkëpunimit për sot në mes spektrit opozitar”, ka theksuar ai.


Ai ka folur për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe “Nisma për Kosovën”, duke theksuar se ata e kanë marrë dritën e gjelbër nga organet e partisë për të hyrë në bisedime me AAK-në për një koalicion të mundshëm zgjedhor.

“Në parim Këshilli kombëtar i Nisma-s i ka dhënë mbështetje Kryesisë që të fillojnë bisedimet për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, ku është vënë theksi që në programin e ardhshëm të koalicionit të  kemi edhe pjesë të programit tonë”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, Kosova është para një situate të një krize të thellë politike, me elemente të krizës së sigurisë, duke shtuar se Kosova nuk e ka luksin të luftojë për koalicione ideologjike.

“Ne duhet ta pranojmë faktin se Kosova udhëhiqet keq jo për shkak të politikave te djathta, po për shkak të politikave kriminale. Kur je përballë një alternative të tillë qeverisëse, ke nevojë të ndërtosh një front të përbashkët opozitar përballë këtij mentaliteti qeverisës”, ka theksuar Sherifi.

Ndryshe, AAK-ja ditë më parë ka thirrur protestë më 14 maj, pjesë e së cilës do të jetë Nisma për Kosovën, por jo edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (VV). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori