Sherifi: Deklarimet e Kurtit janë një kurth, në të cilin do të bie ai që i ka ngritur

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, duke thënë kjo ka befasuar të gjithë ata që kanë përcjellë ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sherifi, përmes një postimi në Facebook përkujton se gjatë kohës sa ishte në opozitë, Kurti ka kritikuar qeveritë për mos përdorim të mjeteve të nevojshme për të futur nën kontroll komunat veriore, madje ishte i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, pasi kjo ndërlidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i Sherifit:"Deklarata e Albin Kurtit se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës” ka befasuar të gjithë ata që kanë pasur mundësi të përcjellin ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë kohës që ishte në opozitë, në të gjitha rastet kur bëhej fjalë për komunat në veri të Kosovës, Albin Kurti kritikonte qeveritë pse nuk përdornin mjetet e nevojshme për të futur nën kontroll këto komuna. Madje ai ishte tepër i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, sepse kjo çështje lidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës.





















































