Sindikata e Shërbyesve Civil dhe ajo e Administratës Publike kanë kundërshtuar iniciativën e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.
Madje për këtë thonë se janë të gatshëm që t’iu drejtohen instancave më të larta të drejtësisë ndërkombëtare. Në Ditën ndërkombëtare të Shërbyesve Civil ata kanë kërkuar me urgjencë procedimin e Ligjit të Pagave.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymeri, ka shprehur shqetësimin për iniciativën për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, duke i bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të mos lejojë veprime të tilla.
“Nuk pajtohemi në asnjë mënyrë dhe kjo çështje nëse vazhdon nga ana e këtij Komisioni dhe nga ana e Kuvendit të Kosovës nëse miratohet, ne do të kërkojmë nga instancat më të larta të mundshme, qoftë edhe nga jashtë vendit që ky veprim të mos merret nga ana e Kuvendit të Kosovës. I bëj ftesë kryetarit të Kuvendit të Kosovës ose presidentes së vendit Vjosa Osmani, si gardiane e Kushtetutës që të vepron me urgjencë dhe të mos lejoj veprime të tilla ose të mos lejojë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Zymeri.
Ai ka shtuar se e vetmja mbështetje në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civil ka qenë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Zymeri ka theksuar se viti 2021 është hera e parë që qeveria nuk e ndërmerr asnjë veprim për ta shënuar këtë ditë.
“Pas kësaj konference do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për takim dhe kërkesën ultimative për heqjen nga rendi i ditës i kësaj pike, që ju duket se gjithçka është në rregull vetëm kjo mbetur pa u shqyrtuar dhe trajtuar. Çështja e bordeve që po përflitet, është çështje tjetër që neve nuk na takon. Por, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është interes, cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave tona. Dhe kjo në një mënyrë apo tjetër është një selam që qeveria ia bën shërbyesve civil. Që bëjë çka dua dhe nuk keni çfarë të bëni”, tha ai, shkruan KP.
Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi ka përmendur kërkesat e shërbyesve civilë, duke theksuar se është me urgjencë procedimi i Ligjit të Pagave.
“Ne si dy sindikata kemi vlerësuar si nevojë të domosdoshme dhe si kërkesë imediate, emergjente është hartimi dhe procedimi i Ligjit të Pagave nga ana e qeverive, e me theks të veçantë në këtë ditë i kërkojmë qeverisë që me urgjencë të procedojë ligjin në Parlament, pasi është absurditet të luhet me shërbyesit civilë. Kërkesa urgjente e të dy sindikatave është që ky ligj të procedohet sa më parë”, tha Gashi.
Ai ka paralajmëruar se në rast se kërkesat e tyre hasin në vesh të shurdhër, atëherë do të ndërmarrin masa sindikale.
“Larg duart nga shërbimi civil, sepse do të ballafaqoheni me fuqinë e sindikatave, do të ballafaqoheni me fuqinë tonë dhe besoni që nuk është fuqi e vogël. Mos na vëni në pozicione të padëshirueshme, por në qoftë se na vëni ne do të reagojmë”, ka deklaruar ai.
Për këtë ka bërë të ditur se kanë pasur takime, e kanë dërguar edhe kërkesë te kryeministri, por që nuk kanë marrë përgjigje.
Të dy sindikatat kanë kërkuar edhe tri paga shtesë në rastin e pensionimit të shërbyesve civilë, njohjen e përvojës së punës gjatë viteve të ’90-a, aplikimin e sigurimit shëndetësor dhe nënshkrimin e kontratave kolektive e sektoriale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës