Shërbimi i Hemodializës po funksionalizohet për herë të parë në Podujevë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të premten funksionalizohet Shërbimi i Hemodializës në Podujevë.
Në njoftim thuhet se ky shërbim që po bëhet për herë të parë në Komunën e Podujevës do të ofrohet në objektin e Poliklinikës Specialistike.
"Në këtë ceremoni që fillon në orën 10:00 do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi", thuhet në njoftim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































