LAJMI I FUNDIT:

Sherbela dhe majdanozi për ‘qeskat’ nën sy

Sherbela dhe majdanozi për ‘qeskat’ nën sy

Pavarësisht se çfarë i shkakton ‘qeskat’ nën sy, ekzistojnë mënyra të sigurta për kthimin e syve në gjendje normale.

Bëni fasha nga çaji i sherbelës (të ftohta dhe të ngrohta). Një lugë çaji të sherbelës përziejeni me një gjysme gote ujë të nxehtë. Lëreni të qëndrojë 10-15 minuta dhe kullojeni- gjysmën ftoheni, gjysmën tjetër nxeheni. Në kapakët e syve, herë vendosni fashat e zhytura në çajin e ngrohtë, herë ato në çajin e ftohtë.
Këtë trajtim bëjeni para fjetjes.

Te kapakët e ënjtur dhe ‘qeskat’ nën sy rekomandohen fasha nga fletët e majdanozit. Fletët preni dhe vendosni në kapakë, mbuloni me tufer të njomë prej vate. Largoni pas 15 minutash. Ndihmon edhe përgatitja nga dy lugë salcë kosi dhe një lugë copëza të majdanozit. Vendoseni maskën të qëndrojë në fytyrë 20-30 minuta, largojeni me ujë të ftohtë. /Telegrafi/