LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë treguesit ekonomik

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë treguesit ekonomik

“Anëtarësimi në NATO për shtetin është i rëndësishme jo vetëm në plan të sigurisë, por edhe në plan ekonomik”, thotë Radmilla Sheqreinska gjatë vizitës së saj në Kumanovë në organizimin e ditë së hapur të ushtrisë me qytetarët.

“Më parë, u vërtetua se pas disa viteve rejting të ulët kreditor, arritëm si shtet ta përmirësojmë rejtingun kreditor, që do të thotë se edhe shteti edhe firmat dhe qytetarët do të mund të marrin mjete me kushte të volitshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja e eksportit, e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe posaçërisht ulja e papunësisë, shtoi ministrja, tregon se shteti kur ndërmerr masa të vërtetë në plan politik, sjell edhe rezultate ekonomike pozitive.


“Ajo që na duhet është që tani të vazhdojmë, ta rrumbullakojmë procesin e ratifikimit të anëtarësimit në NATO, ku jemi të bindur se do të ndodhë këtë vit, t’i nisim bisedimet me BE-në dhe të tregojmë se ky shtet mund të mësojë nga gabimet e veta”, tha ministrja Sheqerinska.

Sheqerinska njoftoi se sot në Kumanovë do të diskutojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe i ceku të dhënat zyrtare në nivel shtetëror.

‘Mbi 620 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta hynë në vitin 2018, kjo është thuajse katër herë më shumë se viti 2017, dhe dyfish më shumë se viti më i mirë sipas investimeve të huaja”, tha Sheqerinska.

Ajo theksoi se investitorët e huaj kanë njohur se shteti po stabilizohet dhe me anëtarësim në NATO, mund të garantohet edhe prona dhe biznesi i tyre. Ajo bëri krahasim me fillimin e mandatit, duke thënë se rritja ekonomike për tremujorin ka qenë në minus 1%, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë rritje prej 3.7% të BVP-së në tremujorin e fundit.

“Gjithë këto janë rezultate inkurajuese. Problemi jonë numër një është papunësia, është ende lartë me 19.7%, megjithatë e nisëm mandatin me 27% papunësi. Të gjithë treguesit ekonomik tregojnë tendenca pozitive, por ato tendenca pozitive varen me atë se si marrim vendim në plan politik, si shtet që i zgjidh problemet e veta, dhe për këtë shkak mendojmë se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të procedojmë lajme të mira nga vendi”, tha mes tjerash Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori