LAJMI I FUNDIT:

Shënoi gol vendimtar në fitoren e Llapit, Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 34-të

Shënoi gol vendimtar në fitoren e Llapit, Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 34-të

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra,Vllaznim Visoka dhe Berat Berisha.


Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 34-të t’i jepet sulmuesit veteran të llapjanëve i cili në ndeshjen e djeshme kundër Malishevës, me golin e tij ia siguroi 3 pikë ekipit të tij që e mbajnë ende ne shpresa për titull.

Pasi mori këtë çmim Januzi u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh se jemi në garë për titull. Lufta jonë kundër Malishevës ishte sfiduese, por fitorja e arritur dje ka qenë një hap i madh përpara. Në çdo ndeshje, fitimi i pikëve është i rëndësishëm dhe golat e shënuar na kanë dhënë emocione të mëdha”.

“Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerit është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, tha Januzi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori