LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Java Evropiane e imunizimit në Shkup

Shënohet Java Evropiane e imunizimit në Shkup

Sot me fillim në ora 12:30 në Kopshtin zoologjik në Shkup, do të mbahet shënimi tradicional i Javës Evropiane të imunizimit, nën moton “Mbro, parandalo, vaksino!“, në organizim të Ministrisë për shëndetësi, Shtëpisë së shëndetit Shkup dhe Institutit për shëndet publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje me pikët e tyre ritmike dhe recitalet do të prezantohen nxënës të më tepër shkollave fillore nga Shkupi, fëmijë nga kori “Bilbili i artë” dhe përfaqësuesja e Eurosongut për fëmijë. Ky është shënimi i 11 i Javës Evropiane të imunizimit, i cili organizohet në bashkëpunim me Zyrën e organizatës botërore të shëndetësisë në Maqedoni.

– Vazhdimisht kujdesemi për shëndetin e fëmijëve dhe e modernizojmë kalendarin për imunizim. Nga viti i kaluar, për herë të parë kemi filluar me vaksinat polivalente në Republikën e Maqedonisë. Tërësisht ka filluar me vaksinimi me vaksina pesëvalente dhe gjashtëvalente, nga të cilat tashmë janë harxhuar rreth 50.000 doza. Me vaksinat polivalente dukshëm është zvogëluar numri i injektimeve, nga 13 në 7 herë në periudhën deri në moshën 18 mujore. Vetëm me një injektim më të rinjtë mbrohen nga shumë sëmundje, ndërsa me vaksinimin e rregullt arrijmë imunitet kolektiv dhe gjendje të qëndrueshme epidemiologjike. Po ashtu, edhe prindërit kanë mundësi që falas ti vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinë kundër sëmundjeve streptokokë, vaksinë e cila nuk është e obligueshme ndërsa është e dedikuar për fëmijë të moshës nga gjashtë javë deri në 5 vjeç. Kjo vaksinë mbron nga më tepër sëmundje, siç janë pneumonitë e rënda, ndezja e veshit, meningjiti,  sidomos tek fëmijët e vegjël dhe fëmijët me imunitet të dobësuar, njoftuan nga Ministria e shëndetësisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori