LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 106-të vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Shënohet 106-të vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Programi i manifestimi të Atdheut ‘Ditët sh. Nënë Tereza’ i cili do të mbahet në Shkup prej 4 deri më 11 shtator, me rastin e shpalljes së saj për shenjtore më 4 shtator në Vatikan nga ana e papës Francisko, do të prezantohet sot në Kabinetin e kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Poashtu organizata civile ‘Shkupjanja Nënë Tereza’ nga Shkupi, me rastin e ditëlindjes së 106-të të Nënë Terezës sot do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në vendin e lindjes së saj në Sheshin Maqedonia, në përmendoren e Nënë Terezës dhe dhomën përkujtimore me shenjtëroren në Kullën feudale. Në kuadër të ditëlindjes do të ketë lexime poetike dhe recitale si dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni organizon ekspozitën ‘Shenjtorja nga Shkupi-letërkëmbime’. Ekspozita do të mbahet në Galerinë kombëtare ‘Hamami i Daut Pashës’. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori