Shenjat e trupit që nuk duhet t’i injoroni

Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin. Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës.
Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar te mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.
Kur vjen puna te simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze, shkruan AgroWeb. Duke nënvizuar rëndësinë e të dëgjuarit të trupit, ju sjellim më poshtë gjashtë simptoma që nuk duhen injoruar:

Rënia e papritur në peshë
Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi. Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë. Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz. Kanceri për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë. E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, AIDS-in apo hepatitin C.
Nishanet që ndryshojnë ngjyrë
Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Asnjëherë! Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit. Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit shpesh ‘flenë mbi dafina’ pavarësisht nishaneve.
Gjumi i tepërt
Nëse flini më shumë se nëntë orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë. Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë. Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me halucinacione.

Kollitja e vazhdueshme
Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm. Mund të jeni prekur nga astma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.
Dhimbjet abdominale në pjesën e poshtme të anës së djathtë
Nëse këto dhimbje zgjasin për ditë të tëra apo janë shumë të forta atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Këto dhimbje mund të tregojnë probleme me apendicitin që sigurisht nuk duhet injoruar në asnjë moment.
Dhimbjet kronike
Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj. Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku. Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës