Shenjat e para të menopauzës

Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore. Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten: fillon menopauza.
Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën, transmeton Telegrafi.
Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve.
Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit (gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë.
Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria.
Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe Papa-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme.
Femrat më të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet.
A jam në menopauzë?
Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë.
Cilat janë shenjat e menopauzës?
Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara.
Kur mund ta di me siguri se jam në menopauzë?
Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë. megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut.
A mund të mbetet femra shtatzënë në fazën që i paraprin menopauzës?
Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës