LAJMI I FUNDIT:

Shembja e vilave të mafias, ministri italian merr vetë “drejtimin” e buldozerit (Video)

Shembja e vilave të mafias, ministri italian merr vetë “drejtimin” e buldozerit (Video)

Angazhimi i shtetit italian për goditjen e mafias është serioz dhe shembja e 8 vilave të “veshura me ar” të klanit Casamonica në Romë e provon këtë.

Por më e fortë duket se është dëshira e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini për të goditur paligjshmërinë, pasi teksa po shikonte nga afër aksionin për shembjen e një vile të konfiskuar në zonën Romanina, lideri populist i “Lega Nord” i hipi vetë buldozerit për ta prishur godinën.

Zëvendëskryeministri italian, që ndodhej aty së bashku me guvernatorin Lazio Nicola Zingaretti, për një çast u ngjit në një nga mjetet e rënda të ushtrisë duke marrë “drejtimin” e saj.


Pas fotografive të çastit, Salvini zbriti dhe duket se bekoi edhe njëherë goditjen e klaneve mafioze te pika e tyre e dobët, që është pasuria e përftuar nga krimi dhe droga, përcjell gsh.

“Unë jam i lumtur që ministri është këtu. Nuk është një betejë e vazhdueshme politike, por angazhimi i shtetit për të rivendosur ligjshmërinë. Ky unitet i shtetit ka bërë një ndryshim në vitet e fundit në qytet”, tha Zingaretti, teksa vlerësoi prezencën e Salvinit.

“Kjo nuk është një ditë polemikash, por luftë e përbashkët. Vite më parë ka pasur frikë t’i merrej prona e konfiskuar mafias dhe thirrjet ishin boshe. Konfiskimi është një akt thelbësor, por ne duhet të kthehemi te e mira e përbashkët”, shtoi guvernatori.

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori