LAJMI I FUNDIT:

Shembet objekti katërkatësh që shërbente si parking në New York, humb jetën një person dhe lëndohen pesë tjerë

Shembet objekti katërkatësh që shërbente si parking në New York, humb jetën një person dhe lëndohen pesë tjerë

Një objekt me katër kate që shërbente për parkimin e veturave, është shembur dje në Manhattan të New Yorkut, pranë Universitetit Pace, ku si pasojë humbi jetën një punëtor dhe pesë tjerë u lënduan, kanë njoftuar autoritete e atjeshme.

Zjarrfikësit u tërhoqën nga struktura e shembur për shkak të kushteve të paqëndrueshme, dhe kërkimi për viktimat tani po kryhet duke përdorur pajisje robotike, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se ishte diçka tjetër përveç një kolapsi strukturor”, u tha gazetarëve shefi i policisë së qytetit Keechant Sewell.

Videoja nga skena u shfaq nga CBS dhe ABC, tregojnë një operacion shpëtimi dhe vetura të shumta të vendosura mbi njëra-tjetrën në garazhin e shembur.

“Një person ka mbetur i vdekur në vend dhe katër të tjerë janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Një person i lënduar refuzoi kujdesin mjekësor”, tha John Esposito, shefi i operacioneve të shpëtimit pranë departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Ai tha se të gjashtë personat ishin punëtorë që ndodheshin aty në momentin e shembjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori