Dhjetëra persona besohet se ka ngecur nën rrënojat e bllokut të apartamenteve në Stamboll të Turqisë. Të paktën një person ka humbur jetën.
Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është shembur ndërtesa gjashtë katëshe në Kartal të Stambollit, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve okularë që kanë folur para kamerës së televizionit NTV, ka ende persona që kanë ngecur në rrënojat e ndërtesës.
UPDATE: Istanbul building collapse
Pics show the building before and after the collapse (via @cnnturk)#Istanbul #Turkey #Maltepe #Kartal pic.twitter.com/pI1yU0sY42
— Hatice ‘Deniz’ AVCI (@HaticeDenizAVCI) February 6, 2019
Sipas zyrtarit lokal Zeki Dag, dhjetëra familje kanë jetuar në bllokun me 24 apartamente, ku 15 deri në 20 prej tyre punonin në fabrikën e tekstilit që ishte e vendosur në bodrumin e kësaj ndërtese.
https://twitter.com/sotiridi/status/1093149766358351872
Videot e publikuara më poshtë shfaqin pjesëtarët e ekipeve emergjente që mundohen t’i shpëtojnë të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesës së shembur. E gjitha çfarë mund të shihet nëpër rrugë janë armatura, beton dhe pjesë të mëdha të drurit. /Telegrafi/
A 6-storey building which was home to 12 families has collapsed in Istanbul's Maltepe, 1 is reported dead while search for 4 is going on. pic.twitter.com/DUeFYssYRQ
— dokuz8NEWS (@dokuz8news) February 6, 2019