Shehu: QKMF në Junik sot funksionon 24/7

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik ka nisur punën me shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar kujdes shëndetësor të pandërprerë për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se tashmë QKMF-ja është e pajisur me staf profesional dhe mjete moderne, përfshirë edhe aparaturën e rentgenit, e cila deri më tani nuk ka qenë pjesë e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.
“QKMF në Junik sot funksionon 24/7 me staf profesional dhe pajisje profesionale duke përfshirë edhe rentgenin i cili nuk ka ekzistuar fare në QKMF. Atë që të tjerët e premtuan tri mandate, ne e realizuam në vitin e parë të mandatit tonë”, u shpreh kryetari Shehu.
Ai shtoi se ky është vetëm fillimi i projekteve që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe se puna do të vazhdojë me iniciativa të tjera në të mirë të qytetarëve të Junikut.









































