Shefqet Krasniqi i është rikthyer ligjërimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Hapësira e xhamisë ishte e vogël për numrin e madh të atyre që donin të dëgjonin ligjërimin e hoxhës, i cili doli i pafajshëm nga akuzat për nxitje të urrejtjes e shtytje për terrorizëm.
E rifilloi ligjërimin aty ku e kishte lënë katër vjet më pare, në xhaminë e cila nuk kishte vend për numrin aq të madh të atyre që ishin mbledhur.
Pikërisht tek surja “Nur” që në shqip do të thotë dritë, Shefqet Krasniqi po ju sqaron të gjithë të pranishmëve për dritën që e përcolli gjatë 4 viteve në proces gjyqësor.
Kthimit të mulla Krasniqit në Xhaminë e madhe “Mehmet Fatih” të kryeqytetit, iu gëzuan edhe të pranishmit, duke e parë si shumë të nevojshëm ligjërimin e normave morale.
“Hoxha kthehet në Xhaminë e Madhe, i kthehet xhematit të Prishtinës, u kthehet këtyre të rinjve që e kanë pritur me padurim”, shprehet qytetari Azdren Bytyqi.
Ndërsa qytetari tjetër Ali Sefaj thotë me kthimin e hoxhës Shefqet, qytetarëve u kthehet një adresë adekuate që të kthehemi në edukatën tonë të mirë.
“Me kthimin e hoxhës Shefqet qytetarëve u kthehet një adresë adekuate që të kthehemi në edukatën tonë të mirë, që e kemi si popull”, thotë Ali Sefaj.
Qindra persona kishin zënë vend brenda Xhamisë së Madhe, por qindra të tjerë kishin mbetur jashtë saj për të dëgjuar ligjërimin e Krasniqit.
E vet Hoxha tha se mbështetjen e ka pasur veç nga Zoti dhe mbështetësit e tij.
“Unë e kam pasur mbështetjen e Zotit tim “La ilahe il-lall-llah”. Atij ua kam lutur natë e ditë. Dhe e kam pasur mbështetjen e xhematit, që e kanë pritur çdo lajm me lot. Të hidhurin me lot të mërzisë, të mirin me lot gëzimi”, deklaroi për RTV Dukagjinin Shefqet Krasniqi.
Edhe pse temperatura në Prishtinë ishin të ulëta, kjo nuk ka ndalur as fëmijët që të ndjekin ligjërimin e Krasniqit.
Shefqet Krasniqi ndonëse ishte imam i Xhamisë së madhe ai u kthye vetëm si ligjërues , pasi kështu edhe e bëri kërkesën në këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në tetor të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitje të urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe