Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, zhvilloi një shëtitje me një grup të rinjsh në parkun Gërmia në Prishtinë.
Ajo tha se politikanët në Kosovë dhe Serbi duhet të marrin vendime të vështira për krijimin e perspektivës për të rinjtë.
“Sapo përfundova një ecje të mrekullueshme me të rinj të mrekullueshëm që sjellin histori vërtet të ndryshme, perspektiva vërtet të ndryshme, vijnë nga komunitete të ndryshme këtu në Kosovë, por ndajnë dëshirën për të parë njerëzimin e përbashkët tek të gjithë. Këta janë të rinj që përpiqen, për shembull, nëse ata jetojnë në Prishtinë vizitojnë Mitrovicën e Veriut, nëse jetojnë në Mitrovicën e Veriut ata vijnë dhe sigurohen që po ndërveprojnë me të rinjtë që kanë ëndrra dhe ambicie, që duan të bëjnë punë të mira, dhe të ndërtojnë dhe krijojnë gjëra të mrekullueshme këtu në Kosovë”, tha ajo.
Shefja e USAID-it tha se të rinjtë në Kosovë dhe Serbi nuk duhet t’i pengojë dhe ndalojë historia për të arritur potencialin e tyre.
“Sigurisht që po flitet shumë për politikën, dhe unë jam këtu dhe do të takohemi me kryeministrin e Kosovës dhe presidenten e Kosovës, dhe sigurisht do të zhytemi në bisedat për marrëveshjet politike, zbatimin, dhe të gjitha këto. Por është vërtet e rëndësishme ta kthejmë në atë që ka më shumë rëndësi, që është krijimi i një bote për brezin e ardhshëm, dhe brezin pas kësaj, që është më paqësore dhe më e begatë se bota në të cilën jetojmë tani.
Janë këta të rinj që më japin shpresë, por edhe këta të rinj që vërtet duan normalitet në jetën e tyre, duan liritë themelore, dinjitetin bazë, dhe unë vërtet i admiroj sepse kërkojnë të vërteta të vështira, njohin perspektivën e të tjerëve dhe ata nuk duan të lejojnë që historia t’i pengojë ata dhe t’i ndalojë ata të arrijnë potencialin e tyre. Kështu që unë jam vërtet e frymëzuar nga këto diskutime. Shpresoj që politikanët kudo që janë të mund të marrin vendime të vështira duke pasur parasysh të rinjtë si këta”, theksoi Power.
Administratorja Power gjatë ditës do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shpalljen e ankandit të parë të energjisë diellore në vend.
Gjithashtu, ajo do të vizitojë edhe Manastirin e Graçanicës për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë dhe historisë kulturore. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës