LAJMI I FUNDIT:

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samitin e SEECP shenjë e keqe

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samitin e SEECP shenjë e keqe

Mungesën e Kosovës e të Shqipërisë  në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Sarajevë e sheh shenjë të keqe, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva

Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Boyko Borissov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.

Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP në Sarajevë: Kosovën nuk mund ta poshtërojë askush
Lexo po ashtu Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP në Sarajevë: Kosovën nuk mund ta poshtërojë askush

“Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindor u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit”, tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit.


Dodik: Askush nuk do të qajë nëse Thaçi s’merr pjesë në samitin e Sarajevës
Lexo po ashtu Dodik: Askush nuk do të qajë nëse Thaçi s’merr pjesë në samitin e Sarajevës

Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.

Cakaj: Shqipëria solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në Bosnjë
Lexo po ashtu Cakaj: Shqipëria solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në Bosnjë

“Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zakharieva.

Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të SEECP.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori