Shefi i Zyrës dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se i takon Kosovës që të themeloj Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se të dyja vendet në një të ardhme do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese shkaku i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.
Shefi i BE-së, më tej theksoi se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk parandalohet krijimi i Asociacionit.
Këto komente Szunyog i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane.
“Sa i përket Asociacionit, e di shumë mirë që ka marrëveshje që nga viti 2013 dhe marrëveshja tjetër është e vitit 2015, dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim në asnjë mënyrë nuk e parandalon krijimin e Asociacionit vetëm i cakton disa kufij që kanë të bëjnë me marrëveshjen e 2015 në fund të vendimit thuhet që statusi i Asociacionit duhet ti dërgohet prapë Gjykatës Kushtetuese. Pyetja ime në këtë rast është se cili është statusi?”, ka thënë Szunyog, shkruan Telegrafi.
Ai ka theksuar se marrëveshjet ndërkombëtare janë ligjërisht obligative.
“Në raport të progresit thuhet se nuk është bërë progres në këtë fushë, sa i përket themelimit të Asociacionit. Ju takon juve që ta bëni këtë, ju i keni nënshkruar dhe ratifikuar këto marrëveshje me 2/3 në Kuvend, pra nuk është vetëm obligim ndërkombëtar ju takon juve dhe askush nuk po ju shtynë juve të bëni diçka me zor”, u shpreh Szunyog.
Duke komentuar deklaratën e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i cili tha se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për të themeluar Asociacionin, shefi i BE-së tha se nuk e sheh si problem këtë deklaratë.
Ai theksoi se ka pasur keqinterpretime në media rreth kësaj, por se në të ardhmen të dy vendet si Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese si rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.
“Sa i përket deklaratave që ka thënë z.Lajcak është diçka që unë nuk kam problem me atë çfarë ka thënë, kur ju negocioni marrëveshje ndërkombëtare këto janë ligjërisht obligative. Është fakt i padiskutueshëm që të dyja vendet do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë nënshkruar, sepse marrëveshjet ndërkombëtare bëhen ligjërisht obligative”, tha Szunyog. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë