LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ri i Policisë së Shqipërisë viziton Policinë e Kosovës, bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Shefi i ri i Policisë së Shqipërisë viziton Policinë e Kosovës, bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Një delegacion nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori