LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ‘Philips’ thotë se BREXIT e ka vënë Britaninë në rrezik

Shefi i ‘Philips’ thotë se BREXIT e ka vënë Britaninë në rrezik

Shefi ekzekutiv i kompanisë Philips, Frans van Houten, tha se është i shqetësuar për mungesën e përparimit në një marrëveshje mbi kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Van Houten paralajmëroi se një BREXIT pa marrëveshje do të rrezikonte pozicionin e vendit si një qendër prodhuese.

“Me kalimin e kohës nuk ka asnjë zgjidhje, unë mbetem i shqetësuar se tregtia e pashtershme midis Britanisë së Madhe dhe kontinentit evropian mund të jetë në rrezik. Në thelb Britania e Madhe si një qendër prodhuese për botën do të ishte në rrezik”, u tha Van Houten, përcjell Telegrafi.


Fabrika kryesore eksportuese e Philips në Angli është në Glemsford, ku Van Houten, tha se do të priste që prodhimi të binte në rast të një vështirësie ose pa marrëveshje të BREXIT-it.

“Ne jemi duke kërkuar minimum një bashkim doganor për një BREXIT të negociuar. Nëse kjo nuk do të ndodh, atëherë do të duhet të rishikojmë gjurmët tona prodhuese”, tha Van Houten. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ekonomi
Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Ekonomi
Kalo në kategori