LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn – pritet të marrin pjesë edhe liderë evropianë

Shefi i NATO-s do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn – pritet të marrin pjesë edhe liderë evropianë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, tha aleanca, ndërsa mbështetësit e Kievit kërkojnë të forcojnë Ukrainën përpara se Donald Trump të marrë pushtetin në Shtetet e Bashkuara.

“Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me presidentin Zelensky të mërkurën. Një numër liderësh evropianë janë në Bruksel për takimin e Këshillit Evropian dhe disa prej tyre mund të bashkohen për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, në veçanti mbrojtjen ajrore”, tha të hënën një zyrtar i NATO-s, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët evropianë thanë se liderët që priten të marrin pjesë përfshinin presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, udhëheqësin polak Donald Tusk dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.


Takimi vjen pasi aleatët evropianë të Ukrainës kanë filluar të diskutojnë mundësinë e vendosjes së trupave të huaja në Ukrainë në rast të një armëpushimi me Rusinë.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Trump është zotuar të kërkojë një marrëveshje të shpejtë për të ndalur luftimet kur ai të marrë detyrën në janar.

Kjo ka ngjallur frikë në Kiev dhe Evropë se Ukraina mund të shtyhet për të bërë lëshime të mëdha ndaj Moskës pas gati tre vjetësh lufte kundër Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori